KryesoreLajme

Konjufca takohet me deputetin gjerman, e falënderon për kthjelltësinë shembullore rreth situatës së sulmeve terroriste

Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë vizitës së tij zyrtarë ne Gjermani është takuar edhe me Kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Gjerman,  Michael Roth dhe nga anëtarët e këtij komisioni, Michelle Müntefering, Adis Ahmetovic, Jürgen Hardt, Peter Beyer, Thomas Hacker dhe Boris Mijatović.

Në këtë takim , Konjufca është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë për përkrahjen në momentet më të mira dhe më të vështira ndaj Kosovës.

Lexo më shumë  Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Paunoviq dhe Daçiq këndojnë së bashku këngë nacionaliste për Kosovën

Ndër të tjera, ai ka falënderuar Roth për kontributin në lidhje më Kosovën si dhe “kthjelltësinë shembullore rreth situatës së sulmeve terroriste që synuan të destabilizojnë vendin tonë dhe rajonin.”

“Takime të tilla na shërbejnë për bashkërendim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të thelluar mes vendeve tona që ndajnë së bashku vlerat, qëllimet dhe interesat strategjike.”, ka shkruar Konjufca.

Lexo më shumë  Skandali me Vlora Hysenin, protestuesi para Kryeministrisë: SHISH është komprometuar! Presidenti nuk mbledh Këshillin e Sigurisë, deputetët heshtin!

Rruga Press

YouTube player