Lajme

Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar për KOHËN se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Në këtë samit do të ketë takim të dy kryeministrave shqiptarë, Albin Kurti e Edi Rama, pas “përplasjeve” muajve të fundit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati anuluar mbledhjen e paraparë mes dy qeverive në korrik, pas tensioneve në veri të Kosovës. Pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati refuzuar takim me Ramën, jashtë mbledhjes së qeverive.

Lexo më shumë  Gazetari dhe aktivisti serb, Radomir Dimiq: Listës Serbe duhet t'i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje - Në koordinim me Beogradin, vepron kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave të popullatës serbe në Kosovë

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Aty pritet të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, por është paralajmëruar edhe vizitë nga liderët evropianë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Antimafia Italiane jep alarmin: Mafia shqiptare tani ndërvepron direkt me kartelet e mëdha të Amerikës Latine