Lajme

Operacioni i dështuar i policisë, arreston vetëm shefin e komisariatit dhe sekuestron 23 kg kanabis, shpëtojnë krerët e grupit kriminal

Atë që Policia e Shtetit e cilëson si “megaoperacion”, në fakt është një operacion tjetër i dështuar i saj, që ka përfunduar vetëm me arrestimin e shefit të komisariatit të Kurbinit, Dritan Meta. Ndërkohë 3 personazhe të tjerë që konsiderohen edhe si koka e grupit kriminal nuk janë arrestuar. Sasia e kapur e drogës është vetëm 23 kg kanabis.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se Gjykata e Posacme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo, Dritan Metaj. Sot policia ka ekzekutuar masën për shefin e komisariatit Laç, ndërsa tre shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. “Po punohet për kapjen e tyre, pasi nga verifikimet rezulton se këta persona janë territorit të Shqipërisë”, tha Rrumbullaku.

Lexo më shumë  Osmani takon Kallas: Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera”, tha Rrumbullaku.

Lexo më shumë  44% e qytetarëve në Shqipëri duan të emigrojnë, niveli më i lartë në rajon

Rruga Press

YouTube player