Lajme

Kryeministri Kurti bën thirrje të ndërpriten krimet e Hamasit: Mbështesim Izraelin për vetëmbrojtje kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar për krimet e Hamasit ndaj civilëve izraelitë, derisa ka bërë thirrje që aktet e tilla të ndërpriten menjëherë.

Ai ka shkruar në Twitter të hënën se qëndron me aleatët dhe mbështet të drejtën e Izraelit “për vetëmbrojtje kundër terrorizmit”.

Kurti gjithashtu ka bërë thirrje që të lirohen menjëherë pengjet që janë kapur nga pjesëtarët e Hamasit.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Sulmet ndaj Izraelit i kanë dënuar edhe krerët e tjerë institucionalë që nga e shtuna kur nisën sulmet.

Të dhënat e fundit thonë se të paktën 493 njerëz kanë vdekur dhe 2,651 janë plagosur në Gaza që kur Izraeli filloi të kryejë sulme ajrore në përgjigje të sulmit të papritur të Hamasit.

Rruga Press

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit
YouTube player