Lajme

Shefi i NATO-s: Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet në Kosovë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për situatën në veri të Kosovës.

Ai në një intervistë për “Welt” ka thënë se situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor po e alarmon NATO-n.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg. “Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Dy javë më parë, grupe të dyshuara serbe të afërta me qeverinë në Beograd sulmuan policët kosovarë në veri të vendit dhe vranë një oficer. Ndërkohë, trupa shtesë serbe janë grumbulluar edhe në kufirin me Kosovën.

Stoltenberg ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player