Osmani falënderon kryeministren estoneze për mbështetjen ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar dje në Granda të Spanjës me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Në një postim në “X”, Osmani e ka falënderuara Kallas për mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës.
“Në takimin tim me kryeministren Kaja Kallas dje në Granada, e informova për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse. Falënderoj Estoninë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar ajo.
Rruga Press