Lajme

Kurti takohet me nënkryetarin e Bujanocit, flasin për shqiptarët në Serbi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim nënkryetarin e Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Përmes një komunikate, thuhet se gjatë takimit kanë diskutuar për brengat dhe shkeljet që i përjetojnë shqiptarët në Serbi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, z. Shqiprim Musliu, njëherësh nënkryetar i Komunës së Bujanocit. Në takim u bisedua për brengat dhe shkeljet, të cilat në mënyrë të vazhdueshme i përjetojnë pakica shqiptare në Serbi, për atë se çfarë mund të bëhet së bashku për të përmirësuar këtë”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Njëherit, Kurti ka njoftuar Musliun lidhur me zhvillimet e fundit në veri, kryesisht për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Kryeministri Kurti njoftoi nënkryetarin Musliu me zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e sigurisë, veçanërisht pas sulmit terrorist, paramilitar dhe kriminal mbi Policinë e Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ku në krye të detyrës ra rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet tutje.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Kurti dhe Musliu u dakorduan për komunikim të rregullt dhe koordinim të vazhdueshëm për çështje me interes për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Rruga Press

YouTube player