Lajme

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Rumania do të sjellë në Kosovë trupa shtesë në kuadër të NATO-s, ka njoftuar ambasadori rumun në NATO, Dan Neculaescu.

Neculaescu ka thënë se pas vendimit të NATO-s për dërgimin e trupave shtesë në Kosovë, Rumania ka vendosur për një kontingjent të vetin.

“Forcat tona do të kontribuojnë më tej për një mjedis të sigurt në Ballkanin Perëndimor. Deti i Zi dhe Ballkani Perëndimor janë të një rëndësie strategjike, prandaj ne në NATO duhet të mbajmë një fokus të fortë në këto rajone”, ka shkruar ai në X.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Përveç Rumanisë, edhe Britania e Madhe dhe Gjermania kanë konfirmuar se do të dërgojnë trupa.

Rruga Press

YouTube player