KryesoreLajme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Serbia urgjentisht duhet të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock,  ka thënë se nuk duhet të këtë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo në një deklarim për media në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Ukrainë, ka thënë se Serbia urgjentisht duhet të reduktojë  prezencën e ushtrisë në kurimin me Kosovën.

Lexo më shumë  SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

“Nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën”, ka thënë ajo në një pjesë të deklarimit të publikuar në X.

Rruga Press

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit
YouTube player