Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së: Në afërsi të Izvorit Serbia po ndërton një bazë ushtarake
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti ka raportuar sot para deputetëve të Komisionit që mbikëqyrë këtë agjenci.
Pas raportimit, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri është e brishtë, derisa ka bërë të ditur se në zonën e Izvorit po ndërtohet një bazë ushtarake serbe.
Musliu, që njëherit është kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka thënë të hënën se AKI-ja e ka vërejtur rritjen e pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.
“Dua te theksoj me bindje të plotë se AKI-ja bashkë me Policinë kanë qenë në detyrën e tyre dhe e kanë kryer në mënyrë perfekte dhe në kohë. Siç e dini se Serbia kishte pretendime territoriale dhe kishte pretendim mbajtjen e krizës në lidhje me interesat e Rusisë. Diçka e re që morëm nga AKI-ja është vërejtur rritja e pranisë të ushtrisë së Serbisë në kufi. E në afërsi të Izvorit është duke ndërtuar një bazë ushtarake. Ajo çka vlen të theksohet se gjendja e sigurisë është e brishtë”, ka thënë deputetja e PDK-së pas mbledhjes së këtij Komisioni.
Rruga Press