Lajme

Vitia: Nuk do të ketë mungesë të barnave në Onkologji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit është shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, një numër i madh i grave paraqiten në stade të avancuara të kësaj sëmundjeje, ku pastaj problem është edhe trajtimi.

Vitia ka thënë se po bëjnë maksimumin që përveç komponentës shëndetësore ta fusin edhe komponentin edukative dhe promovues që gratë të vetëdijesohen për rrezikun.

Ai për emisionin SOT të KTV-së ka thënë se me përmirësimin e kushteve dhe pagave të mjekëve, qytetarët nuk do të kenë mungesa në trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Kjo është edhe në vazhdën e aktivitetit që e kemi planifikuar në këtë muaj. Ka përfunduar projekti për zgjerimin e kapaciteteve në Onkologji, edhe pse fatkeqësisht ka përfunduar në OSHP. Kjo do të dyfishojë kapacitetin e shtretërve në këtë klinikë. Në anën tjetër kemi 90 për qind të barnave që janë prezent në Onkologji, dhe një pjesë e vogël që mungon janë barna pa autorizim marketing, për të cilat kemi gjetur mënyrë që t’i tenderojmë përmes UNICEF-it. Mungesë të barnave për këtë sëmundje nuk do të ketë. Me përmirësimin e pagave të mjekëve dhe kushteve, qytetarët do të kenë mundësi të kenë trajtim më të mirë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar

Muaji tetor në të gjithë botën shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Ky muaj shërben si fushatë ndërgjegjësuese për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit.

Rruga Press

YouTube player