Lajme

Arrestohet një serb, dyshohet se më 1998 në Prizren mori pjesë në vrasjen e tre civilëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një serb nën dyshimet për krime lufte ndaj popullsisë civile në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, M.P. dyshohet se në shtator të vitit 1998 në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve shqiptarë.

Specialja ka njoftuar se ndaj tij ka dorëzuar kallëzim penal.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

I pandehuri gjendet nën masën e ndalimit policor.

Ai është shtetas i Kosovës dhe i Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind