Lajme

“A ka borë, Ivica?”, rrëfimi i Radoiçiqit është një moment i mirë për të kujtuar se si gënjente Daçiqi

Milan Radoiçiq, tashmë ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe mjeshtër joformal i veriut të Kosovës, mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre serbë nga grupi terrorist.

Ai në këtë mënyrë ka konfirmuar dyshimet që qarkullonin me ditë të tëra, sidomos pasi u shfaq video në të cilën sipas Policisë së Kosovës ishte Radoiçiq.

Dhe ndërsa të gjithë po pyesnin se si nënkryetari i Listës Serbe erdhi në Banjskë me pajisje të plota ushtarake. Një burrë vendosi se ishte më mirë të gënjejë hapur qytetarët e Serbisë duke pretenduar se “videoja është një mashtrim dhe se ai mund të shohë borën”. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ky i fundit e kuptoi sot se ndonjëherë është më e mençur të heshtësh. Deklarata dhe pranimi i Milan Radoiçiqit se ai është përgjegjës për konfliktin e armatosur në Banjskë bie plotësisht në kundërshtim me pretendimin e tij të dy ditëve më parë kur tha se gjithçka ishte një mashtrim, raporton nova.rs.

Në fakt, në video nuk ka borë. Gjurmët e ngjyrës së bardhë janë në fakt ngjyra e gurit dhe këtë e dinin të gjithë ata që u ulën në studion e RTS-it, përfshirë edhe gazetarin, por për askënd nuk kishte rëndësi.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

As fakti që në kuadrin e plotë të videos me dron shihet gjelbërimi i plotë i shtatorit.

Në fund, Milan Radoiçiq ka pranuar se ditën në fjalë ka qenë në Banjskë të Zveçanit. Madje, ai ka deklaruar se ka organizuar gjithçka.

Rruga Press

YouTube player