KryesoreLajme

Policia futet edhe në pronat e terroristit Radoiçiqit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në veri të Kosovës, që lidhen me sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë.

Raportimet e fundit janë se bastisje po kryhen edhe në pronat e nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Ky i fundit ka qenë pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, e për pasojë vdiq një polic kosovar.

Lexo më shumë  Kadetët e FSK-së, trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Pas ndërhyrejes së njësive të specializuara policore të Kosovës grupi terrorist serb është shpartalluar dhe disa janë vrarë e arrestuar, ndërsa Radoiçiq me një grup kanë ikur dhe tashmë është raportuar të jenë në Serbi, duke shëruar plagët që morën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Nga pamjet e publikuara deri tash nga operacioni i sotëm policor në veri, shihet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë afër restorantit “Grej”, për të cilin është thënë vazhdimisht se është në pronësi të Millan Radoiçiqit. Policia po bastis edhe prona e objekte tjera që dyshohen për lidhje me terroristët serbë.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

Rruga Press

YouTube player