Argument

Ndoshta dikur ishin të njëjtët policë, por jo e njëjta polici

Profesori i filozofisë politike, Hysamedin Feraj ka shkruar rreth diskutimit në lidhje me Policinë e Kosovës, ku një pjesë e opozitës në Kosovë dhe disa analistë janë shprehur se aksioni i fundit kundër terroristëve serbë në Banjskë nuk është për meritë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, por të vetë policisë që ka qenë e aftë edhe përpara kësaj qeverie.

Feraj tha se “ndoshta janë të njëjtët policë, por jo e njëjta polici”, duke nënkuptuar se deri pëpara Qeverisë Kurti kapaciteti i Policisë së Kosovës është lënë i pa përdorur dhe i pa mbështetur politikisht, ku për pasojë veriu i Kosovës ka qenë de fakto jashtë kontrollit të shtetit të Kosovës dhe nuk ekzistonte vullneti politik i qeverisë së atëhershme që përmes forcave të veta policore të shtrinte sovranitetin në të gjithë territorin dhe ta mbronte vijën kufitare apo ta luftonte krimin dhe kontrabandën në veri të Kosovës.

Hysamedin Feraj

Ndoshta të njëjtët policë, por jo e njëjta polici:

Tani shokut të tyre dhe heroit të saj i merret haku menjëherë e shumëfish, ndryshe nga më parë për heroin tjetër të saj, Enver Zymeri.

Tani terroristët ikin nga policia, atëherë policisë ju kërkua të ikte nga terroristët.

Tani muskujt i tregohen vërtetë, dhe armikut të vërtetë, jo më pasqyrës, siç kur nuk e linin t’ia tregonte armikut.

Lashtësia dje, dhe sot Amerika e Jugut, Afrika, Azia dhe fqinjtë “europian(ist)ë” na provojnë se udhëheqësit e korruptuar politik shfytyrojnë, e korruptojnë funksionin dhe esencën e çdo institucioni tjetër.

Policia ka qenë po kjo, potencialisht, por tani është realisht. Politika nuk ia shfytyron më as potencën, as esencën, as realitetin.

Krahasimin e ndeyshimit nga Zymeri te Bunjaku e bën secili, vetë.

Rruga Press

YouTube player