Lajme

Ideja për “Botën Serbe”, paralajmërim për luftë në rajon?

Kosova ka qenë cak i deklaratave provokuese dhe kërcënuese nga Serbi prej kohësh. E njëri nga politikanët më provokues serb, padyshim që është ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandër Vulin.

Së fundi, ky ministër serb proklamoi sërish idenë e “Botës serbe”. Kjo ide e kthen Serbinë në vitet 90-të të shekullit të kaluar dhe është formë e kërcënimit për vendet e rajonit në përgjithësi, kanë vlerësuar zyrtarë të vendeve të rajonit dhe njohës të zhvillimeve politike.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Këtë deklaratë, Vulin e ka bërë në shënimin e 13-vjetorit të subjektit politik që ai drejton, Lëvizjes Socialiste, në të cilën ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si kryetar i Partisë Përparimtare Serbe.

“Në mënyrë që ‘Bota serbe’ të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, Serbia duhet të udhëhiqet mirë, duhet të ketë një ushtri që është në gjendje ta ruajë vet Serbinë dhe serbët kudo që jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë, ne duhet të bëjmë gjithçka që të vazhdohet politika e Aleksandër Vuçiqit. Vetëm ajo është fitore, vetëm ajo është një garanci për mbijetesën e popullit tonë dhe asgjë tjetër”, ka thënë Vulin.

Lexo më shumë  Vitia: Klinika e Syve në QKUK për herë të parë pajiset me aparaturë të avancuar për angiografinë fluoresceinike automatike të retinës

Analistët politik, idenë e Vulinit për “Botën serbe” e cilësojnë si një kërcënim dhe mundësi për ‘shpërthimin’ e një lufte të re ballkanike.

Mirëpo, ata potencuan se në një luftë të re në Ballkan, humbëse do të dilte Serbia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *