Homazhe në Nju Jork për Dëshmorin Afrim Bunjaku
Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka organizuar homazhe në nder të dëshmorit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Homazhet do të mbahen ditën e sotme në orën 13:00 me orën lokale në Dag Hammarskjold Plaza E. 47th St. NY, NY 10017.
“Bashkohuni me komunitetin shqiptaro-amerikan për të ndezur qirinj për Afrim Bunjakun, policin e Kosovës që u vra nga terroristët serbë”, thuhet në njoftimin e komunitetit shqiptar.
Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup terrorist të armatosur në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.
Grupi terrorist i armatosur, rreth 30 persona, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit.
Autoritetet konfiskuan edhe një sasi të madhe armatimi. Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjës Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi fajësoi zyrtar serbët e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, i ka dhënë rreshterit Afrim Bunjaku urdhrin më të lartë të Kosovës, “Hero i Kosovës”.
Osmani ka thënë se polici Bunjaku u vra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.
Rruga Press