Lajme

Von Cramon shpërndan VIDEO-n ku shihet Radojçiqi dhe i bën një pyetje Borrellit dhe von der Leyenit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka pyetur përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, Josef Borrelllin, Ursula von der Leyen dhe Oliver Varhelyi-n se kur të sanksionohet grupi terrorist i Milan Radojçiqit.

“Kur do të fillojë më në fund sanksionimi i këtyre djemve këtu?”, ka shkruar ajo në Twitter, duke i etiketuar përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Kurti takohet me presidentin zviceran Guy Parmelin, në fokus bashkëpunimi dhe Marrëveshja EFTA

Më tej, ajo ka propozuar që t’u ngrihen llogaritë bankare dhe t’u ndalohet udhëtimi në BE.

“Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka nja dy kriminelë të tjerë) që të udhëtojnë në vende BE-së lirisht”, ka shtuar ajo

“Ky do të ishte të paktën një fillim (siç bëri SHBA-ja disa kohë më parë)”, ka përfunduar ajo në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  20 milionë euro tendera me shkelje në Bashkinë e Durrësit
YouTube player