Lajme

Kryekuvendari përkujton 25 vjetorin e Masαkrës së Abrisë: Ata nuk kursyen as fëmijët, gratë e as të moshuarit, nga mosha 3 muajshe deri në 94 vjeç

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka përkujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Abrisë, ku forcat serbe vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, e ku nuk kursyen as fëmijët e vegjël, as gratë e as të moshuarit.

“Ata nuk kursyen as fëmijët, as gratë as të moshuarit, nga mosha 3 muajshe deri në 94 vjeç.

Ata nuk kursyen asnjë anëtar të familjes Deliu atë paradite të 26 shtatorit në vitin 1998 në pyjet afër fshatit ku jetonin, në Abri të Drenicës.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Të vrarë mizorisht nga afërsia, kjo ngjarje tronditi edhe mediat botërore”, ka shkruar kryekuvendari Konjufca.

Ai tha se masakra e Abrisë na sjell në vëmendje fushatën ushtarake gjenocidale të aparatit shtetëror serb mbi popullin shqiptar në Kosovë.

“Masakra e Abrisë është një nga emrat e gjenocidit, një ndër thirrjet e ndërgjegjes sonë të përbashkët për drejtësi. Sot isha në homazhe në nder të martirëve tanë të lirisë në Abri, njëherazi edhe për të theksuar se drejtësia akoma nuk është vendosur në vend, pa të akuzuar, pa të dënuar dhe pa përgjegjës për këtë krim makabër”, ka thënë Konjufca.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Në këtë rast ai ka shtuar se asnjëherë nuk duhet të pushojmë së thëni se drejtësia e munguar është premtim për padrejtësi dhe krim të ardhshëm të synuar dhe këtë shteti serb nuk ka reshtur së konfirmuari përmes akteve të shumtë deri më sot.

“Lavdi dhe drejtësi për martirët e Abrisë, i përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!”

Rruga Press

YouTube player