Lajme

(Video) Gjendet një autoblindë me armatim e grupit terrorist, ishte braktisur në zonën malore në dalje të Banjskës

Është siguruar një video, në të cilën shihet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në këtë autoblindë shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Betimi për Drejtësi” mëson se autoblinda në fjalë është ende në atë zonë. Kujtojmë se Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u gjet pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T., për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve tjerë pritet të mbahet sot.

YouTube player