Bota

Skandali i Pegasus me përgjimet e 50 mijë zyrtarëve në botë, si të zbuloni nëse dhe telefoni i juaj ka sistemin e spiunimit

Studiuesit e Amnesty International kanë zhvilluar një paketë që mund të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse telefoni i tyre ka sistemin e spiunimit të Pegasus.

Sipas mediave të huaja, paketa e verifikimit të telefonave funksionon si në iOS ashtu edhe në Android OS. Ajo thjeshton procesin e përvetësimit dhe analizimit të të dhënave nga pajisjet Android dhe analizon të dhënat nga rezervat e iOS për të identifikuar gjurmët e mundshme të ndërhyrjes.

Studiuesit vunë në dukje se ka më shumë gjurmë mjeko-ligjore të arritshme për hetuesit në pajisjet Apple iOS sesa në pajisjet Android. Si rezultat, rastet më të fundit të ndërhyrjeve të konfirmuara nga Pegasus kanë përfshirë iPhone.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Amnesty ka vënë në dispozicion paketën e mjeteve me burim të hapur e cila funksionon në vijën e komandave dhe kërkon disa njohuri se si të hyni në sistem dhe mund të mos jetë shumë e lehtë për të gjithë përdoruesit.

Për të instaluar paketën, përdoruesit duhet të instalojnë një paketë të quajtur python, të disponueshme në faqen e internetit të MVT (Mobile Verification Toolkit). Ajo gjithashtu përfshin udhëzime për të dy, iOS dhe Android se si të vazhdoni me procesin. Para se të shkarkohet MVT, përdoruesit duhet të marrin një kopje rezervë të pajisjes së tyre iOS.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Amnesty theksoi se qëllimi i MVT është të lehtësojë ‘analizën kriminalistike konsensuale’ të pajisjeve të atyre që mund të jenë shënjestra të sulmeve të sofistikuara të spyware-it në celular.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *