Lajme

Lista Serbe thyhen heshtjen. Shpall tri ditë zie për terroristët serbë të vrαrë

Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre terroristëve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.

Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.

Të dielën nga terroristët serbë është vrarë një polic i Kosovës dhe janë plagosur tre të tjerë, njëri nga ta me armë zjarri.

Rruga Press

YouTube player