Robelli: Dy të plagosur që po trajtohen në Novi Pazar nuk po pranojnë të zbulojnë nacionalitetin e tyre
Ka pasur disa raportime ne media sot se dy anëtarë të terroristëve që vranë rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, kanë marrë trajtim mjeksorë në spitalin e Novi Pazarit, por pa ndonjë konfirmim zyrtar.
Ndërsa gazetari Enver Robelli raporton se një gazetar i RTS-së ka raportuar për këtë gjë, duke i bërë më të besueshëm raportimet e mëhershme, raporton Rruga Press.
Mosdeklarimi i tyre dhe mungesa e transparencës nga ana e institucioneve të Beogradit për kombësinë e tyre dhe se si i morën ato plagë, çon ujë në pistën që ato ishin të infiltuar të Beogradit për të kryer krime në veri të Kosovës.
Më poshtë është postimi i plotë i Robellit në Facebook:
Dy të plagosur që po trajtohen në Novi Pazar nuk po pranojnë të zbulojnë nacionalitetin e tyre.
Një gazetar i televizionit shtetëror serb RTS gjatë raportimit direkt nga kufiri me Kosovën tha sot: “Dy burra të panjohur janë trajtuar gjatë ditës së djeshme në spitalin e Novi Pazarit për shkak të plagëve dhe jozyrtarisht ata ndërlidhen me ngjarjet në veri të Kosovës. Ndonëse flasin serbisht, ata nuk deshën të zbulojnë identitetin e tyre. Këtë e mësuam jozyrtarisht. Po ashtu mësuam se janë jashtë rrezikut për jetë. Nga spitali në Novi Pazar nuk deshën të japin as deklarata, as komunikatë lidhur me pranimin e tyre në spital.”
Rruga Press