Lajme

“Heroi im, babi im, jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd” – vajza e policit të ndjerë me fjalë prekëse për babin e saj  

Arbenita Bunjaku vajza e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku me lot në sy ka thënë se ndjehet krenare për heroizmin e babait të saj.

“Heroi im, babi im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babi. Para kohe mbeta jetime, ikja jote na la plagë të madhe në zemrat tona”, u shpreh vajza e policit të ndjerë.

Lexo më shumë  52 mijë banesa bosh në Tiranë, por ndërtimi vijon!

Ajo më tej shtoi se “nuk e di si të jetoj pa ty”.

“Hyra brenda në shtëpi dhe nuk të pash, është shumë e rëndë për mua. Të gjitha na i mësove por asnjëherë sesi të jetojmë pa ty. Flijove jetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të gjithë të jemi krenar me ty dhe heroizmin tënd”, tha mes tjerash Arbenita Bunjaku, vajza e policit të ndjerë.

Në fund të fjalës së saj ajo i dha edhe një premtim babit të ndjerë.

“Të premtoj që do të jem gjithmonë krenare me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tënde. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë”.

Rruga Press

YouTube player