Lajme

Gjendet edhe një terrorist i vrarë në Banjskë

Edhe një terrorist i vrarë është gjetur në Banjskë, pas sulmeve të së dielës kundër Policisë së Kosovës.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar prokurori Naim Abazi.

Ai ka thënë se gjatë kontrollit të pjesës se ku ka ndodhur rasti, është gjetur edhe një trup i pajetë i një terroristi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Abazi ka deklaruar se gjithashtu është gjetur edhe një veturë e cila po ekzaminohet nga ekipet përkatëse.

Numri i terroristëve të vrarë ka shkuar në katër.

Nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës, ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur tre policë të tjerë.

Rruga Press

YouTube player