KryesoreLajme

Osmani ndan urdhrin “Heroi i Kosovës” për policin Afrim Bunjaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë urdhrin “Heroi i Kosovës”, për policin Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator në veri.

Urdhrin e pranuan familja e policit gjatë mbledhjes komemorative që po mbahet në Prishtinë, ku po nderohet polici i vrarë.

“Në emër të qytetarëve i ndaj urdhrin “Heroi i Kosovës”, rreshterit Afrim Bunjaku. Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të vendit”, deklaroi presidentja.

Lexo më shumë  Kosova organizon konferencën rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit

Në mbledhjen komemorative janë duke marrë pjesë krerët shtetërorë, ambasadorët e qytetarët.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Magyar e uron Kurtin: Kosova ka rol kyç për stabilitetin e rajonit