Sulmi me armë në Veri/ Policia kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit
Policia po kryen kontrolle të rrepta në Banjskë të Zveçanit, ku situata mbetet e tensionuar.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, forcat e policisë të cilat janë të armatosura po ndalojnë makinat në akset rrugore dhe po i kontrollojnë me imtësi, së bashku me shoferët e tyre.
Policia e Kosovës dyshon se disa prej terroristëve të arratisur mund të jenë strehuar në shtëpi pranë manastririt.
Si pasojë e shkëmbimeve me armë zjarri ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, dhe 3 pjesëtarë të njësitit të policisë së Kosovës të plagosur. Nga pala e sulmuesve janë 3 të vrarë, ndërsa një sulmues është arrestuar.
Rruga Press