KryesoreOpinion/Aktualitet

MOS U FSHIHNI!/ Mehmeti: Nëse duan të na detyrojnë, le ta bëjnë, por JO ME PËLQIMIN TONË!

Shkruan Ali Sh. Mehmeti

Vitin 1989/90 para se të aprovohen amendamentet kushtetuese dhe pastaj të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, përhapej gënjeshtra se, nga njëra anë “ndryshimet kushtetuese nuk cenojnë autonominë” dhe nga ana tjetër përhapej frika, se nëse nuk aprovohen këto ndryshimet “Serbia do na shkel me tanke”! 

Kuvendarët e Kosovës të asaj kohe i pranuan të gjitha kërkesat e Serbisë përkundër vullnetit të popullit dhe prapë, disa vite më vonë, “Serbia na shkeli me tanke”. Edhe mos të pranoheshin ato kërkesa të Serbisë, sigurisht se nuk do ndryshonte historia por s’paku do tregonim një dinjitet që do na hynte në punë edhe sot. 

Serbia vazhdoi me kërkesa tjera, përjashtime të punëtorëve nga puna, përjashtime të studentëve nga Univeristeti, përjashtime të nxënësve nga shkollat, burgosje edhe për arsye banale të mijëra njerëzve për ta nxitur kështu shpërnguljen drejt Perëndimit, për të mbërritur gjer te masakra të llahtarshme mbi fëmijë, gra dhe pleq. E gjitha ndodhte nën thirrjet e politikanëve të LDK-së, që kryesisht ishin ata të njëjtit që aprovuan edhe ndryshimet kushtetuese, për qetësi, paqe, mosprovokim dhe kështu arritëm deri te gjenocidi dhe dëbimi i një milion shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.  

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kjo nuk është histori e largët dhe të gjithë ata që kanë mbi 40 vjet duhet t’ju kujtohet kjo histori, madje duhet t’iu transmetohet edhe gjeneratës pasardhëse dhe duhet të mësohet nëpër shkolla. 

Çka tregon kjo histori? 

Çfarëdo lëshimi dhe heqja dorë nga ushtrimi i sovraniteti në mbarë territorin e Kosovës nuk do e kënaq oreksin e Serbisë. Kjo vërtetohet edhe njëherë gjatë këtyre 23 vjetëve pas lufte. Përkundër të gjitha lëshimeve që janë bërë nga ana e shqiptarëve kërkesat e Serbisë nuk po mbarojmë. Ndalimi dhe pajtimi i shqiptarëve me moslejimin e bashkimit me Shqipërinë; shpallja e Kosovës si shtet multietnik përkundër faktit se janë 95% shqiptarë; vendet e rezervuar për serbe në Kuvendin e Kosovës; lejimi i vetos nga serbët gjatë aprovimit të ligjeve që mund t’i prekin interesat e serbëve; formimi i komunave me shumicë serbe nga fshatrat me disa qindra banorë; demarkacioni me Maqedoni dhe Mal të Zi në dëm të Kosovës; mos lejimi që shqiptarët në Serbi dhe Maqedoni të kanë të drejta as përafërsisht të ngjashme me ato të serbëve në Kosovë, përkundër faktit se në Maqedoni jetojnë mbi 30% shqiptarëve dhe lëshimet tjera të njohura dhe të panjohura, nuk mjaftuan!         

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Pra, ata, kushdo qofshin ata, mund të na marrin veriun me forcë, por një ditë edhe mund ta kthejmë me forcë. Nëse e falim vet, e humbin të drejtën për rikthim.  

Sikurse që në vitin 1999 fushata e bombardimeve ishte interes i përbashkët euroatlantik dhe i yni, edhe sot duhet marrë në konsideratë interesat tona. Në të kundërtën, nuk kemi pse të nënshtrohemi, as në emër të mirënjohjes, koordinimit, bashkëpunimit dhe frazave tjera, që disa po e kërkojnë! Nëse duan të na detyrojnë, le ta bëjnë, por JO ME PËLQIMIN TONË!

Të gjithë ata që po kërkojnë përmirësimin e raporteve me faktorin ndërkombëtarë duhet ta dinë se nuk është faktori ndërkombëtar një, por disa, pavarësisht që mundohen ta ruajnë kohezionin e nevojshëm në përballje me Rusinë. Përmirësimi me faktorin ndërkombëtar dmth të zbatojmë kërkesat që po i parashtrojnë. 

Prandaj, ju kritikuesit e Qeverisë së Kosovës, deklarohuni qartë, a jeni për plotësimin e këtyre kërkesave apo jo. Mos u fshihni!   

YouTube player