KryesoreSport

Shkëlqen Nora, fiton të artën e parë të vitit

Nora Gjakova është kthyer në shkallën më të lartë të podiumit. Të premten në Grand Slamin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit, Nora fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë. Është e arta e parë e xhudistes kosovare në garat e mëdha të xhudos që nga Lojërat Olimpike të Tokios.

Në finale, Nora e mposhti gjeorgjianen Eteri Liparteliani. Ndaj saj tani ka bilanc 5:0. I ka fituar të gjitha pesë përballjet.

Finalja u dominua nga Nora, që fitoi me aksion për uazari.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Nora Gjakova ishte bartësja e katërt në Baku dhe ka pasur rrugë të gjatë e sfiduese deri tek e arta. Me medaljen e artë fitoi edhe 1000 pikë të rëndësishme në renditjen botërore. Pritet të përparojë për shumë pozita. Aktualisht është e nënta.

Nora e nisi ditën me fitore ndaj polakes Arleta Podolak. Ndaj saj fitoi me Ippon. Me Ippon e mposhti edhe gjermanen Seija Ballhaus në raundin e tretë. Në çerekfinale e kaloi francezen Priscilla Gneto, po ashtu me Ippon të bukur. Gjysmëfinalja ndaj turkes Hasret Bozkurt zgjati vetëm një minutë. Me mbërthim, Nora siguroi tjetër fitore me Ippon.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Për Norën është medalja e tretë e madhe këtë vit. Në Grand Slamin në Tbilisi në mars ishte e dyta. Në maj ishte e shtata në Botëror, ndërsa në Grand Slamin në Kazakistan, në qershor, ishte po ashtu e dyta.

Nora ka shkëlqyer në luftën në dysheme të premten dhe po e gjen formën e ritmin në muajt e fundit para Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Rruga Press

YouTube player