Bota

Turma pushton qendrat e vaksinimit, ndalet procesi, shkarkohet ministri

Ministria e Shëndetësisë në Tunizi njofton pezullimin e ditëve të lira të vaksinimit kundër koronavirusit për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin vaksinën pas trazirave të regjistruara në disa qendra ku realizohet ky proces.

Mijëra njerëz pushtuan qendrat e hapura nga Ministria e Shëndetësisë ku do të kryhej vaksinimi në ditën e Kurban Bajramit, për të gjithë qytarët që dëshironin, pa dallim moshe.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Pas kësaj ngjarje, kryeministri Hichem Mechici vendosi të shkarkojë ministrin e shëndetësisë, Faouzi Mehdi dhe ta zëvendësojë atë me Mohamed Trabelsin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *