Bota

“Është koha për vendime themelore”, paralajmërimi i Ukrainës për Putinin

Mykhailo Podolyak, këshilltari i shefit të zyrës së presidentit së Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Rusia mund të mund të ekzistojë me këtë pushtet aktual të Vladimir Putinit, derisa ka bërë thirrje se “është koha për vendim themelore”.

Ai ka shkruar në Twitter se Rusia duhet të humbasë luftën dhe të largohet nga territori i Ukrainës, të kalojë një proces të brendshëm politik dhe t’i hiqet e drejta e votës dhe e vetos në organizata ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Nuk ka zgjidhje tjetër. Nuk ka kuptim ta konsiderojmë elitën e Putinit si efektive, të aftë për të negociuar, dhe për këtë arsye nuk ka as më të voglin shanse për të marrë një ‘dialog politik’ detyrues me ta. Duhet pranuar: Rusia në këtë formë ka ndikimin maksimal shkatërrues në marrëdhëniet globale; provokon paqëndrueshmëri dhe nuk i lejon vendet të parashikojnë të ardhmen e tyre”, thuhet në shkrimin e zyrtarit të zyrës së Zelenskyt.

Sipas Podolyakut, bota ka nevojë për konsensus të përgjithshëm. Ai ka thënë se Rusia s’është e aftë të arrijë marrëveshje në arenën ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player