“Kyçen” kishat dhe muzetë në Lezhë/ Shkak mosmarrëveshjet mes Ministrisë së Kulturës dhe Kishës Katolike
Për të vizituar objektet e trashëgimisë kulturore në Lezhë duhet të kesh fat ose njohje. Shumica prej tyre janë të mbyllura edhe pse janë rikonstruktuar 3 vitet e fundit. Dera e shtëpisë së poetit Gjergj Fishta ka zënë merimanga, ndërsa bari mbulon oborrin. Të mbyllura me çelës janë edhe kisha e Shën Premtes në Balldre, ajo e Shën Barabaras në Pllane apo e Kuvendit të Arbërit. Edhe muzeu etnografik është i mbyllur. Ai po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe mund të jetë i vizitueshëm vetëm në dimër.
Përgjegjësi i muzeut dhe trashëgimisë kulturore në Lezhë, Paulin Zefi thotë se mosmarrëveshjet që kanë lënë të mbyllura këto monumente kulturore duhet të zgjidhen mes ministrisë së Kulturës, Kishës Katolike dhe pronarëve të këtyre objekteve.
Studiuesi Dom Nik Ukgjini mendon se po punohet pak që objektet e restauruara të jenë të hapura edhe për publikun. Në këto kushte turizmi kulturor në Lezhë duket se nuk është në ditët më të mira edhe pse vlerat e këtyre objekteve që qëndrojnë mbyllur janë të jashtëzakonshme.
Rruga Press