Bota

Britania e Madhe e shpall organizatë terroriste grupin mercenar rus Wagner

Mbretëria e Bashkuar edhe zyrtarisht e ka shpallur organizatë terroriste grupin mercenar rus, Wagner.

Kjo vjen pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi javën e kaluar se do ta bënte vepër penale mbështetjen ose të qenit pjesë e grupit.

Shkelja e urdhrit të ndalimit mund të dënohet deri në 14 vjet burg, raporton skynews.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Duke shpallur vendimin javën e kaluar, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman e quajti Wagnerin “organizatë të dhunshme dhe shkatërruese që ka vepruar jashtë shtetit si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit”.

Kujtojmë se udhëheqësi i mercenarëve, Yevgeny Prigozhin ka mbetur i vdekur pas rrëzimit të aeroplanit ku ai ishte pjesë e ekuipazhit.

Ndryshe, Wagner ka vepruar kryesisht në shtetet afrikane dhe në disa vende aziatike.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player