Lajme

Shqipëri, mbi 83 mijë punonjës në administratë, numri më i lartë në Ministrinë e Brendshme dhe të Arsimit

83 mijë punonjës janë sot pjesë e administratës. Ministria e Arsimit ka numrin më të madh të të punësuarve, ndërsa institucioni që ka më pak të punësuar është Presidenca.

Në administratën publike në Shqipëri punojnë 83, 749 persona, të ndarë në 95 institucione të ndryshme.

Numrin më të madh të punonjësve e mban Ministria e Arsimit me 31,011 persona të punësuar, pas saj vjen Ministria e Brendshme me 15, 079 punonjës.

Lexo më shumë  Shpenzimet kapitale në Shqipëri 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta

Të dyja ministritë mbajnë numrin më të lartë të punonjësve për shkak të sektorëve ku bëjnë pjesë mësuesit dhe efektivët e policisë.

E renditur në vendin e tretë për numrin më të lartë të punonjësve është edhe Ministria e Mbrojtjes me 8,863 të punësuar, financat me 5,986 dhe Ministria e Shëndetësisë me 4,293 punonjës.

Ndër ministritë që renditen me numrin më të ulët të punonjësve është ajo e jashtme, me 577 punonjës, e ndjekur nga Ministria e Infrastrukturës me 1,033 punonjësve.

Lexo më shumë  Kamberi mban takime në PE dhe KiE, diskuton diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

Po ashtu, edhe Presidenca ka një numër të ulët punonjësish, përkatësisht 86, ndjekur nga kryeministria me 177 punonjës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *