Lajme

Pse u dogj si kashta? Administratori i hapësirave publike: Pallatet, në Tiranë kaos, janë jashtë standardit

Një pallat 10 katësh, ndërtim i viteve të fundit u përfshi nga një zjarr i përmasave të frikshme që shkrumboi një pjesë të mirë të tij mesditën e së enjtes

Fatmirësisht e gjitha situata përfundoi pa të lënduar, por me dëme të mëdha materiale.

E ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende nën hetim, në studion e lajmeve në “Ora News”, Isidor Koti, administrator i hapësirave publike foli pikërisht për sigurinë në pallate dhe masat parandaluese që duhen ndërmarrë nga si nga ndërtuesit, ashtu edhe nga banorët apo edhe administratorët e godinave.

Sa të mbrojtur janë pallatet në Tiranë?

“E djeshmja është një ngjarje që na ka tronditur të gjithëve. Njerëzit duhet të fillojnë të shikojnë përtej pragut të shtëpisë së tyre, por të kujdesen edhe për ambientet e përbashkëta.

Ne kur shkojmë të blejmë një apartament duhet të shikojmë çdo detaj dhe element i cili nuk ëhstë thjesht një detyrim i ndërtuesit, e më vonë i administratorëve të pallateve.

Përgjegjësia është e përbashkët, dhe atë e blejmë me para. Nga ngjarja e djeshme kemi mësuar diçka: që është një element që është fasada, dhe përbërja dhe përmbajtja e saj e jashtme. Dje kemi mësuar që ky lloj materiali që është përdorur binte sikur të ishte një kuti kartoni.

Ne nuk kemi përgjegjësi tek ndërtuesit, por edhe ne si banorë tashmë duhet të interesohemi që në momentet e para të blerjes.

Po shikoj pallate të ndërtuara në vitin 2023, të cilësisë së rëndomtë dhe para tyre do preferoja pallatet e Enverit.

Cilësia lë shumë për të dëshiruar, sistemi i tyre i ndërtimit është jashtë çdo parashikimi.

Institucionet duhet të ndërhyjnë sepse ato kanë përgjegjësi direkte për ndërtimin e tyre.

Shumica e pallateve të kolauduara nuk kanë shkallë emergjence, sistemi anti-zjarr në shumë pallate, edhe pse e kanë sistemin anti-zjarr në projekt, nuk e kanë në zbatim. Pallatet nuk kanë një pikë kontrolli hidrik që i nevojitet zjarrfikësve në raste si ajo e djeshmja.

Në shumicën e pallateve nuk është respektuar hapësira e nevojshme për të kaluar mjetet e rënda si rasti i djeshëm.

Ndërtimet e Tiranës janë një shembull konkret se si kaosi ka efekt konkret”, u shpreh ndër të tjera Isidor Koti.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player