Kurti: Kosova s’pranon kushtëzim me Asociacion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka mundur të pranojë kompromis mes propozimit të tij me sekuencë dhe kushtëzimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nuk jemi në prillin e vitit 2013 kur në dhomë ndodheshin baronesha Ashton, këshilltari i saj Cooper dhe kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. S’është marrëveshja e vitit 2013. Qartë Neni 10 i marrëveshjes bazike thotë se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel të cilat janë të obligueshme dhe valide. Janë 39 sosh gjithsej. Nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje të përzgjidhet një e të vendoset sikur qerrja para kuajve. Të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar”, ka thënë ai para gazetarëve.
Ka shtuar se i vjen keq që Lajçaku e ka pranuar një kushtëzim të tillë. Sipas tij, “kushtëzimin që e ka pranuar Lajçaku, e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues”.
Rruga Press