Lajme

Leposaviqi merr vendim t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Komuna e Leposaviqit sot ka marrë vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi, Alban Uka.

“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës!

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka.

Kryetar i komunës së Leposaviqit është Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u zgjodh kryetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që janë mbajtur më 23 prill 2023, pas dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave veriore, me shumicë serbe.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV