Lajme

Ministri Maqedonci pritet në takim nga homologu i tij britanik

Krerët e institucioneve mbrojtëse repektivisht të sigurisë së Repebulikës së Kosovës, përkatësisht Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka qenë vizitë në panairiin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër, njofton Kosova Post.

Ministri Maqedonici dhe e Komandant Jashari vizitën e tyre në Britani e ka ndërmarrë pas ftesë së nikoqirit. Në sfond të Panairit të Sigurisë, ministri Maqedonici ka realuar një takim me homologun e tij, Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretrisë së Bashkuar, James Heappy.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“Me ftesë të partnerëve Britanik, Ministri i Mbrojtjes, Z. Ejup Maqedonci dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me delegacionin nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vizituan panairin e Mbrojtjes dhe Sigurisë (DSEI) në Londër. Në suaza të vizitës, Ministri Maqedonci dhe Gjenerallejtënant Jashari të shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, SH.T. Ilir Kapiti, Atasheu i Mbrojtjes së Kosovës në Londër, Atasheu Ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë u takuan me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z.James Heappy. Fokus i takimit ishte njoftimi me Ministrin Maqedonci dhe diskutimet në funksion të partneritetit dhe aktiviteteve në kuadër bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Facebook.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Po ashtu, kanë njoftuar që Maqedonci dhe Jashari kanë falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe FSK-së.

“Republika e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës qëndrojnë të palëkundur dhe të përkushtuar në partneritetin afatgjatë me Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet tutje në postim.

Rruga Press

YouTube player