Lajme

Kryeministri Kurti nis takimin me Borellin dhe Lajçakun

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,.

Para këtij takimi zyrtarët e BE-së kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq pas këtyre takimeve pritet të zhvillohet edhe një takim trepalësh.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Pas përfundimit të takimit trepalësh Borrelli pritet të deklarohet për media.

Rruga Press

YouTube player