Bota

Përleshje ndërmjet ish-kryeministrit dhe ish-ministrit sllovak – nuk munguan as grushtet, ndërhyri policia

Ish-kryeministri sllovak Igor Matoviq dhe ish-ministri i Brendshëm, Robert Kalinak janë përleshur të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, dy politikanët sllovakë u përleshën në një ngjarje parazgjedhore.

Ish-kryeministri Igor Matoviq u përpoq të prishë sot ngjarjen e partisë opozitare Smer-SD, pas së cilës u përlesh me ish-ministrin e Brendshëm, Robert Kalinak.

Madje, në këtë rast thuhet se është dashur të ndërhyjë edhe policia.

Siç bëhet e ditur më tej, Matoviq ka shkuar me veturën e tij në vendin e ngjarjes ku po zhvillohej një konferencë për shtyp e socialdemokratëve, të cilët sipas sondazheve ishin në avantazh.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Nëpërmjet altoparlantit, Matoviq ofendoi politikanët e opozitës dhe i fajësoi ata për ardhjen e shumë emigrantëve kur miratuan legjislacionin në këtë fushë në vitin 2018.

Kalinak ishte ministër i brendshëm në atë kohë dhe si rrjedhim përgjegjës për ligjin që lejonte emigrantët të merrnin leje qëndrimi të përkohshme.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Konferenca e sotme për shtyp para zgjedhjeve parlamentare të 30 shtatorit iu kushtua migrimit.

Siç thuhet më tej, politikanët e partisë Smer-SD u përpoqën të fikin altoparlantin e montuar në makinë.

Kalinak u përpoq t’i merrte mikrofonin Matoviqit, i cili ishte në makinë.

Të dy u bënë të dhunshëm, Kalinak filloi të godiste me duar Matoviqin dhe ky i fundit tentoi ta nxirrte nga makina.

Ata u ndanë nga policia.

Rruga Press

YouTube player