Bota

‘Kufomat e alienëve’ me ‘ADN të panjohur dhe vezë brenda’ u prezantuan në Kongresin Meksikan ndërsa eksperti i UFO-ve dëshmoi nën betim

Dy “kufoma alienësh” të mumifikuara u janë treguar së fundmi politikanëve në Meksikë.

Speciet e mumifikuara u shfaqën në kafaze xhami, si pjesë e një seance zyrtare dëgjimore në Kongresin e Meksikës. Seanca në fjalë ka ngjallur entuziazëm në mesin e entuziastëve të UFO-ve.

Sipas asaj që iu tha politikanëve, kufomat u getën në qytetin Cusco të Perusë dhe vlerësohet që të jenë 1000-vjeçare.

Eventi në qytetin e Meksikos u drejtua nga gazetari dhe studiuesi i UFO-ve Jaime Maussan, i cili dëshmoi nën betim se pothuajse një e treta e ADN-së së tyre është “e panjohur” dhe se ekzemplarët nuk ishin pjesë e “evolucionit tonë tokësor”.

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

“Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e historisë sonë evolucionare në Tokë,” tha ai në prezantimin e bërë para zyrtarëve të qeverisë meksikane dhe përfaqësuesve nga SHBA.

Ata nuk janë qenie të rikuperuara nga ndonjë përplase objektesh të paidentifikuara fluturuese. Në fakt, ata janë gjetur në minierat e diatomeve (algave) dhe më pas u fosilizuan.”

Duke folur për zbulimin e fundit, Maussan i tha delegacionit të Mexico City se ekzemplarët ishin ekzaminuar në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Po ashtu, sipas tij, shkencëtarët kanë përdorur datimin radiokarbon për të mbledhur prova të ADN-së. Dhe, siç u shpreh ai, rrezet X kanë treguar se njëra kishte “vezë” brenda.

Ryan Graves, ish-pilot i marinës amerikane, i cili në korrik deklaroi se numri i UFO-ve ose UAP-ve (fenomene anormale të paidentifikuara) është “i nënraportuar rëndë” , ishte gjithashtu i pranishëm.

Thuhet se një anije kozmike jashtëtokësore është rrëzuar në shkretëtirën e Neë Mexico në vitin 1947, nga ku më pas mund të jenë rikuperuar trupa të alienëve. Teoricienët pretendojnë se provat janë mbuluar nga qeveria amerikane.

Rruga Press

YouTube player