Lajme

Presidentja Osmani takon komandantin në ardhje të KFOR-it Özkan Ulutaş, e njofton për strukturat ilegale të dirigjuara nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar komandantin në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ku theksoi nëvojën e thellimit të bashkëpunimit në mes KFOR-it dhe institucioneve të vendit në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Osmani e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve

Në këtë takim, presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me Gjeneral Ulutaş gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Lexo më shumë  Edhe mediat spanjolle habiten: Çmimi i domateve në Shqipëri shkon në 8.4 dollarë për kile

“Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim komandantin në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Në prag të marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim gjeneralmajor Özkan Ulutaş, shoqëruar nga komandanti aktual, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast, Presidentja Osmani shprehu besimin e plotë në bashkëpunimin e ngushtë me Gjeneral Ulutaş gjatë udhëheqjes së tij të KFOR-it në përmbushjen e synimeve të përbashkëta për paqe dhe siguri në Kosovë dhe rajon.

Po ashtu, gjatë takimit Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, në funksion të menaxhimit efektiv të sfidave të mjedisit të sigurisë rajonale dhe më gjerë. Ajo e njoftoi komandantin në ardhje të KFOR-it për këto sfida të sigurisë, të cilat në veri të vendit shkaktohen për shkak të strukturave ilegale të dirigjuara nga Serbia, të cilat poashtu kanë udhëhequr sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it më 29 maj si dhe sulmet e njëpasnjëshme ndaj policisë së Kosovës dhe gazetarëve.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Rruga Press

YouTube player