Lajme

Kurti: Do ta shfrytëzojmë edhe bregdetin e Durrësit për Lojërat Mesdhetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organizimi i Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 është fitore e madhe për Kosovën.

Ai në adresimin e tij në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë qasja për organizmin e këtyre lojërave, përputhet me konceptin për zhvillimin e sportit.

Kurti tha se në bashkëpunim me Shqipërinë, Kosova bëhet vendi i parë i cili nuk ka dalje në det dhe është nikoqire e këtyre lojërave.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Në bashkëpunim me Shqipërinë është hera e parë që kjo ngjarje do të organizohet në një vend që nuk ka dalje në det. Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det”, tha Kurti, përcjell teve1.info

Ai tha se këto lojëra do të zhvillohen në dy shtete e 11 komuna.

Përmirësimi dhe ngritja e cilësisë së infrastrukturës fizike, sipas Kurtit do të jenë në qendër të aplikimit në organizmin e Lojërave Mesdhetare.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“10 objekte sportive do të rinovohen duke përfshirë edhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, 4 ndërtime të reja që përfshijnë stadiumin nacional, kompleksin e pishinave olimpike, tenisit dhe poligonin e shenjëtarisë. 5 investime të përkohshme dhe 5 investime të cilat janë në ndërtim apo përfundim e sipër në mesin e të cilëve edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe stadiumin e Gjilanit”, tha Kurti./Kosova Post

Rruga Press

YouTube player