Bota

Rusët bombardojnë trupat e tyre, duke menduar se ishin ukrainas

Një video e filmuar nga ajri dhe bisedat e ushtarëve rusë e të eprorëve të tyre, të  përgjuara nga ukrainasit, shfaqin momentin kur ushtria e ruse bombardon trupat e saj për dy orë në veri të Bakhmutit duke menduar se ishin ushtarë ukrainas. Bisedat në radio-lidhje të përgjuara nga ukrainasit qysh në korrik, tregojnë gjendjen reale në të cilën gjendet ushtria ruse në Ukrainë.

Atyre përveç se u mungon hierarkia, disiplina, trajnimi i duhur e pajisjet moderne luftarake, rusët nuk po kanë as koordinim në operacione luftarake. Eprorët rusë i kishin ngatërruar forcat e tyre me ato të ukrainasve, dhe kështu kishin dhënë urdhër për sulm me artileri dhe armë tjera të rënda. Pavarësisht se ushtarët që goditeshin pandërprerë për më shumë se dy orë, bënin thirrje për ndalje të zjarrit duket se kërkesa e tyre kishte hasur në vesh të shurdhër.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Pasi që bombardimet ruse u ndalën, ukrainasit iu vërsulën dhe arritën për pak minuta të marrin pozicionet mbrojtëse të rusëve. Në anën tjetër, numri i ushtarëve rusë të vrarë mendohet të jetë shumë i madh në këtë gabim amatoresk, ku u qëlluan pikërisht nga bashkëluftëtarët e tyre.

Rruga Press

YouTube player