Rasti i Dritan Goxhajt, avokati: Të refuzohet ekstradimi
Gjykata e Tiranës pritet më 19 shtator që të vendosë për ekstradimin drejt Hagës të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Togat e zeza e rrëzuan kërkesën e mëparshme të Goxhajt për t`u liruar nga burgu.
Pala mbrojtëse pretendon se gjykimi i tij është i padrejtë.
“Dritani kërkohet që të ekstradohet drejt Holandës e jo drejt Kosovës. Nuk është territori i Holandës, territori i Kosovës dhe nuk ekstradon Shqipëria, shtetas të saj në territorin e Holandës. Prandaj duhet të refuzohej ekstradimi. Vepra që i adresohet Dritanit është e papërcaktuar se përse është penale, pse përbën fakt penal një status në rrjetet sociale. Gjykata e Hagës ka një juridiksion të kufizuar pra vetëm për vepra penale të caktuara dhe vetëm në një kohë të caktuar. Prezent në seancë ishte dhe një prokuror i nderuar i Hagës. Gjykata refuzon pjesëmarrjen e familjarëve, por lejon prokurorinë të vijë më kë të dojë në seancë, pra po përdoret një standard i dyfishtë,” tha avokati i Goxhajt, Ardian Visha.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrikut 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës. Ndaj shoqëruesit të trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Rruga Press