Lajme

Qesharake/ Xhaçka: Jam krenare për mbështetjen e Kosovës!

Gjatë ceremonisë së largimit nga Ministria e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi një takim kortezie me pasardhësin e saj në detyrë, Igli Hasanin. Siç ndodh rëndom në këto raste, mes tyre janë shkëmbyer disa fjalë kortezie për kalimin e detyrës, ndërsa Xhaçkën e kanë përcjellë jashtë zyrës së saj.

Por në mesazhin që ka shpërndarë për mediat, ministrja e larguar nga detyra thotë se ndjehet edhe “veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës”.

Pohimi ngjan më shumë me një rrëshqitje pa dashje, pasi dihet se marrëdhëniet me Kosovën kanë qenë kompetencë ekskluzive e kryeministrit Edi Rama. Ministrja e Jashtme Olta xhaçka as ka pasur ndonjë shans të ndikojë në këto marrëdhënie, as nuk ka dhënë ndonjë shenjë që mendon ndryshe nga Rama.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Prej vitesh tashmë, Tirana është në një përpjekje të pandalshme për të ndërtuar një aleancë solide me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shpërfillur interesat e Kosovës.

Madje pak muaj më parë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kapën fundin kur Rama anuloi mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive. Sigurisht që me angazhimin e saj “të palodhur në mbështetje të Kosovës”, Olta Xhaçka nuk guxoi të pipëtijë ndonjë fjalë. /lapsi.al/

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player