Bota

Kim Jong Un mbërrin në Rusi edhe pas paralajmërimeve të SHBA-së për të mos i shitur armë Moskës

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi, raportuan mediat e huaja të martën, për atë që Kremlini tha se do të ishte një diskutim gjithëpërfshirës me presidentin Vladimir Putin mes paralajmërimeve nga Uashingtoni se nuk duhet të bien dakord për një marrëveshje armësh.

Kim u nis nga Pheniani për në Rusi të dielën me trenin e tij privat, njoftoi media shtetërore e vendit të martën, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të industrisë së armëve dhe ushtarake dhe ministrit të Jashtëm.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi të martën, duke cituar një zyrtar rus, se një tren që transportonte Kim kishte mbërritur në stacionin Khasan, porta kryesore hekurudhore në Lindjen e Largët të Rusisë nga Koreja e Veriut.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut tha se beson se Kim ka hyrë në Rusi herët të martën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, zbuloi disa detaje: “Do të jetë një vizitë e plotë. Do të ketë negociata mes dy delegacioneve dhe pas kësaj, nëse është e nevojshme, liderët do të vazhdojnë komunikimin e tyre në formatin kokë më kokë.”

Zyrtarët amerikanë, të cilët fillimisht thanë se vizita ishte e afërt, pohuan se bisedimet e armëve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparonin në mënyrë aktive dhe se Kim dhe Putin ka të ngjarë të diskutojnë për t’i siguruar Rusisë armë për luftën në Ukrainë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Pheniani dhe Moska kanë mohuar që Koreja e Veriut do të furnizonte me armë Rusinë, e cila ka shpenzuar rezerva të mëdha armësh në më shumë se 18 muaj luftë.

Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë shprehur shqetësim për shenjat e fundit të bashkëpunimit më të ngushtë ushtarak midis Rusisë dhe Veriut. Ky do të jetë samiti i dytë i Kim me Putinin, pasi ata u takuan në vitin 2019 në udhëtimin e tij të fundit jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player