Lajme

Berisha: Rama ndryshoi në momentin e fundit emërimin e Spiropalit pas daljes së videos me…

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë dyerve të Kuvendit ka thënë për gazetarët se posti i Ministres së Jashtme ishte paracaktuar për Elisa Spiropalin, por emri i saj u ndryshua në minutat e fundit.

Sipas Berishës, Rama ndryshoi emërimin e saj në momentet e fundit pas daljes së një video ku Spiropali shfaqet duke bërë mbledhje me bandat e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën, i arrestuar për lidhje me grupe kriminale.

Lexo më shumë  Aksioni në veri ende duke vazhduar, Elshani jep detaje

Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin, largohet Olta Xhaçka pasi bëri investitor strategjik burrin iu vërsul pronave të ushtrisë.

Spiropali bënte mbledhje me grupin e Bajrave dhe Pëllumb Gjokën, e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel kjo detyroi Ramën të anulonte emërimin e saj. Sapo të më bjerë në dorë video do ta publikoj. Kur e pa si nxinte Eliza në Asamble, ajo ra në sy nga të gjithë, iu bënë pluhur ëndrrat për tu bërë Ministre e Jashtme nga një video që qarkullon me Bajrat”, tha Berisha.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Rruga Press

YouTube player