Argument

Zgjimi i shqiptarëve

Nga Daut Dauti

Zgjimi i shqiptarëve

Fitorja e kombëtares së Shqipërisë dhe barazimi i asaj të Kosovës ka krijuar një dallgë të madhe të emocioneve te shqiptarët. Kjo nuk është eufori. Është një fenomen natyror ku shqiptarët e shfaqin kënaqësinë duke vërtetuar se janë zgjuar dhe janë duke u bërë të rëndësishem dhe jo vetëm në sport (futboll). Por, futbolli, për shkak të fuqisë së masovizimit, është mënyra më efikase e demonstrimit kolektiv të ndjenjave që ka një shoqëri.

Lexo më shumë  Përçarjet e analistave janë reflektim i përçarjeve mrena PDK-së

Natyrisht që në këtë dallgë janë përfshirë edhe dy yjet botërore të futbollit, Xhaka dhe Shaqiri, që luajnë për Zvicrën. Ata me shpirt ishin për Kosovën dhe merita e barazimit mes Kosovës dhe Zvicrës është e tyre për shkak se nuk deshtën të luajnë, siç luajnë përherë. Pozita e tyre mes dy zjarreve, nuk është e lehtë.

Megjithatë, kombëtarja e Shqipërisë është bërë fuqi e rëndësishme për shkak se në gjirin e saj ka pranuar futbolllistë nga të gjitha trojet shqiptare. Momentalisht, Shqipëria e vërtetë ekziston vetëm në futboll dhe kjo nuk është diçka e zakonshme dhe e parëndësishme. Ky është një zgjim i shqiptarëve, i manifestuar në futboll, që po e kërkon kallëpin e vet, që i është mohuar gjatë shekullit të fundit.

Lexo më shumë  Servilizmi i rrezikshëm - Rama: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Rruga Press

YouTube player