Lajme

Kurti: Sulmet e 11 shtatorit shkaktuan tronditje, Kosova e rreshtuar në luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 22 vjetorin e sulmit terrorist në ShBA, tha se kjo ngjarje shkaktoi tronditje globale dhe pati ndikim të shumëanshëm.

Ai kujtoi se në mesin e viktimave të këtij sulmi kanë qenë edhe tre shqiptarë. Kurti ka thënë se Kosova është e rreshtuar në mesin e shumë vendeve në luftën kundër terrorizmit të cilit i prijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Kurti publikon marrëveshjet e nënshkruara në Procesin e Berlinit

“Më shumë se dy dekada nga atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët. Sikurse ShBA-të ashtu edhe Kosova besojnë në të njëjtat vlera demokratike dhe qytetëruese si dhe ndajnë të njëjtat pozicione gjeopolotike dhe qëndrime gjeostrategjike si shtete aleate e mike”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në Facebook.

Lexo më shumë  Ministri bullgar sot në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja për kinematografinë

Rruga Press

YouTube player